Bordi i Drejtorëve të Odës së Investuesve Kosovë–Turqi (KTYO), në takimin e realizuar me Ministrën e Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë së Kosovës, Rozeta Hajdari, trajtoi çështje të rëndësishme që do ta forcojnë edhe më shumë bashkëpunimin ekonomik ndërmjet dy vendeve.
Në takim u vlerësuan në mënyrë të detajuar avantazhet e investimeve që ofron Kosova, projektet e zhvilluara për investitorët e reja dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet botës së biznesit turk dhe asaj kosovare. Informacionet e ndara nga Ministja Hajdari ishin orientuese për forcimin e klimës së investimeve në Kosovë dhe për ta bërë ekosistemin e sipërmarrjes më dinamik.
Si KTYO, me vendosmëri vazhdojmë punimet tona me qëllim të kontribuojmë në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe të nxisim rol aktiv të investitorëve turq në këtë proces. Në këtë drejtim, krijimin e bashkëpunimeve të qëndrueshme dhe me përfitim të ndërsjellë ndërmjet sipërmarrësve kosovarë dhe botës së biznesit turk e konsiderojmë një nga objektivat tanë prioritarë.
Qasja vizionare e Zonjës Rozeta Hajdari dhe mekanizmat e mbështetjes që u ofron investitorëve paraqesin një tablo premtuese për të ardhmen e Kosovës. Si KTYO, do të vazhdojmë të mbështesim projektet që kontribuojnë në zhvillimin rajonal dhe të përgatisim terrenin e nevojshëm që investitorët tanë ta shfrytëzojnë sa më mirë potencialin e Kosovës.