Kalo te përmbajtja

Mesazhi i Kryetarit

Kevork Fındık - Kryetar i KTYO

Kevork Fındık

Kryetar i Odës së Investuesve Kosovë–Turqi (KTYO)

Vizitorë të nderuar,
Mirë se vini!

Si Oda e Investuesve Kosovë–Turqi (KTYO), nisëm rrugëtimin për të zbuluar potencialin ekonomik dhe mundësitë në Kosovë dhe për ta kthyer këtë potencial në vlerë për vendin dhe rajonin tonë. KTYO është themeluar për t'u përcjellë Kosovës dhe rajonit ballkanik njohuritë, përvojën dhe ekspertizën e fituar në Evropë dhe Turqi, me vizionin e pjesëmarrësve tanë të çmuar që e kanë parim kontributin ndaj këtyre trojeve.

KTYO nuk është një strukturë e fokusuar vetëm në zhvillimin ekonomik; njëkohësisht synon të mbajë të gjalla vlerat tona kulturore dhe shpirtin e unitetit kombëtar. Kemi krijuar një bashkësi të fortë individësh që respektojnë vlerat lokale, mendojnë globalisht, ndjekin nga afër botën, janë të hapur ndaj të mësuarit dhe përmirësohen vazhdimisht. Kjo bashkësi i jep përparësi jo vetëm zhvillimit personal, por edim dobitë së shoqërisë.

Me popullsinë e re, strukturën dinamike, lidhjet e thelluara me Evropën dhe avantazhet ekonomike, Kosova fsheh mundësi të mëdha për investuesit. Si KTYO, po punojmë për të përdorë sa më mirë këto mundësi, për të mbështetur prodhimin dhe për të rritur mirëqenien e shoqërisë sonë. Besojmë se investimet e bazuara në arsim dhe dije janë investimet më të qëndrueshme dhe më të çmuara. Prandaj, ndërsa promovojmë arsimimin dhe zhvillimin personal, synojmë edhe përparimin shoqëror.

Me projektet dhe punimet tona të ardhshme, do të vazhdojmë me të gjitha forcat tona të kontribuojmë në zhvillimin ekonomik, shoqëror dhe kulturor të Kosovës. Do të ishim shumë të lumtur t'ju kishim me ne në këtë udhëtim.

Faleminderit paraprakisht për mbështetjen dhe interesimin tuaj. Besoj se bashkë do të ndërtojmë një bashkësi më të fortë dhe një të ardhme më të begatë.

Me dashuri dhe respekt,
Kevork Fındık
Kryetar i Odës së Investuesve Kosovë–Turqi (KTYO)