Zoti Mehmet Mol, Kryetar i Bordit të Drejtorëve të markës Moldoor të MOLAS Entegre A.Ş., kompanisë me kompleksin më të madh të integruar të prodhimit të dyerve në Turqi, realizoi një vizitë në Kosovë. Kjo vizitë u organizua nga Oda e Investuesve Kosovë–Turqi (KTYO).
Në kuadrin e vizitës u vizituan objektet e Lisi Company, kompani që vepron në Kosovë, dhe u ndanë informacione të detajuara mbi potencialin e prodhimit vendor. Zoti Mol shprehu qasje pozitive ndaj idesë për të realizuar një pjesë të prodhimit të Moldoor në Kosovë, me KTYO-në si garante.
Kjo vizitë e rëndësishme vlerësohet si hap strategjik për investimet e reja që do të bëhen në Kosovë.
Si Oda e Investuesve Kosovë–Turqi, i falënderojmë Zotit Mehmet Mol për vizitën e tij dhe theksojmë se do ta vazhdojmë me vendosmëri punën tonë për vlerësimin e potencialit të investimeve në Kosovë dhe për krijimin e mundësive të reja të bashkëpunimit.